Përurohet parku i ri në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut
BKT
Kosovë

Përurohet parku i ri në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut

RTKlive

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës veriore të Mitrovicës, Erden Atiq, dhe kolegë nga kabineti qeveritar, përuruan parkun në Lagjen e Boshnjakëve, pranë objektit të Komunës veriore.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, bëhet e ditur se parku ofron hapësira të gjelbra, kënd lojërash për fëmijë, fushë basketbolli, tabelë ping-pongu dhe kënd për ushtrime fizike.

Kryeministri në detyrë Kurti tha se kjo është “një ditë e gëzuar për rininë, për fëmijët, për të gjithë banorët, pa dallim,” duke falënderuar institucionet qendrore dhe lokale për bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti. 


MË SHUME NGA Kosovë