Të rinjtë mësojnë nga policia si të qëndrojnë të sigurt dhe larg rreziqeve
RTKlive
Në kuadër të aktiviteteve për rritjen e sigurisë dhe vetëdijesimit tek të rinjtë, zyrtarë nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zhvilluan një ligjëratë me nxënës të një shkolle të mesme në qytet.
Gjatë aktivitetit u trajtuan temat si pasojat nga përdorimi i substancave narkotike, bullizmi, dhuna psikologjike dhe fizike, si dhe përdorimi i papërshtatshëm i internetit. Zyrtarët e policisë theksuan rëndësinë e rolit të mësimdhënësve dhe stafit arsimor, si dhe bashkëpunimin me të rinjtë në “identifikimin, parandalimin dhe raportimin e dukurive negative në ndërtimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë”.
"Ky aktivitet është pjesë e iniciativave të vazhdueshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, që në bashkëpunim me të rinjtë të krijojë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.























