Ngjarjet e datës 14 nëntor
BKT
Kosovë

Ngjarjet e datës 14 nëntor

RTKLive

Ngjarjet e datës 14 nëntor 2025.

Shoqata PePeKo organizon Forumin e Pestë të Sektorit të Ushqimit – Food Sector Forum 2025. (Prishtinë, ora 09:00)

Me rastin e Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor, Asociacioni Kosovar i Motorizimit (AMRKS), Kolegji Tempulli dhe Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport, mbajnë tryezë me institucione e partnerë. (Kolegji Tempulli, ora 10:00)     

UBT organizon Konferencën e VII Ndërkombëtare të Botës Turke për Shkencë dhe Inxhinieri – TURK-COSE 2025. (Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së, Lipjan, ora 10:00)

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës-Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri, nën organizimin e Dr. Edita Blakaj Shala – Endokrinologe, organizon Simpoziumin e Tretë të Diabetologjisë, që organizohet me rastin e Ditës Botërore të Diabetit. ( Vushtrri, ora 10:00 - 14:00)

Dita Botërore e Diabetit, prezantohen të dhëna dhe informacione rreth numrit të pacientëve me Diabet Melit që trajtohen në QKUK, shërbimeve që ofrohen në Klinikën e Endokrinologjisë për pacientët me këtë sëmundje, planeve dhe rekomandimeve për përmirësimin e trajtimit të tyre. (Edukimi i Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK, Prishtinë, ora 11:00)

Ministria e Shëndetësisë me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit, organizon tryezë të rrumbullakët me moton: “Diabeti në të gjitha etapat e jetës”. (Pejë, ora 11:00)


MË SHUME NGA Kosovë