Deçani ndan 217 bursa për studentët meritorë, secila në vlerë 400 euro
BKT
Kosovë

Deçani ndan 217 bursa për studentët meritorë, secila në vlerë 400 euro

K. K. / RTKlive

Bashkim Ramosaj, kryetari i komunës së Deçanit, ka njoftuar se janë ndarë 217 bursa komunale për studentët meritorë të Deçanit, secila në vlerë 400 euro.

Ai ka shkruar në “Facebook” se ky vit shënon një rekord të veçantë, me një numër të madh fituesish, duke dëshmuar angazhimin tonë për të mbështetur më shumë studentë në rrugëtimin e tyre arsimor, një angazhim që vazhdon të realizohet me përgjegjësi dhe transparencë.

“Investimi tek të rinjtë dhe arsimi i tyre mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisjes sonë. Urime të gjithë studentëve përfitues, suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj akademik!”, ka shkruar Ramosaj.


MË SHUME NGA Kosovë