Trafiku Urban rifillon nesër transportin publik në Prishtinë
BKT
Kosovë

Trafiku Urban rifillon nesër transportin publik në Prishtinë

RTKlive

"Trafiku Urban” njofton se nga nesër, më 03 dhjetor 2025, do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik në Prishtinë.

"Pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave dhe pagesës së faturave nga Komuna e Prishtinës, N.P.K. “Trafiku Urban” SHA ju njofton se nga nesër, më datë 03 dhjetor 2025, do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik", thuhet në njoftim. 

Ndërprerja e transportit gjatë ditëve të fundit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes.

"Shprehim keqardhje të sinqertë për vështirësitë me të cilat qytetarët janë detyruar të përballen gjatë këtyre ditëve pa shërbimin e transportit publik dhe i falënderojmë për mirëkuptimin e treguar", theksohet një njoftim.  


MË SHUME NGA Kosovë