23:13 / 05.12.2025
Policia Kufitare dhe Frontex mbështesin `Down Syndrome Kosova`
RTKlive
"Down Syndrome Kosova" ka njoftuar se Policia Kufitare e Aeroportit dhe ekipi i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Kufijve të Jashtëm (Frontex) kanë vizituar qendrën në Prishtinë, ku kanë sjellë dhurata për anëtarët e organizatës si dhe një donacion financiar.
"Po e përmbyllim javën me zemrën plot. Policia Kufitare e Aeroportit dhe Frontex Team vizituan qendrën në Prishtinë ku sollën dhurata për anëtarët tanë dhe donacion financiar, duke sjellë buzëqeshje, gëzim dhe një ndjenjë të ngrohtë solidariteti që na rikujton fuqinë e bashkëpunimit dhe kujdesit për komunitetin", thuhet në njoftimin e organizatës "Down Syndrome Kosova".























