06:42 / 08.12.2025
E hëna nis me mot të vranët e vende-vende me riga shiu
RTKLive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se dita e hënë do të nisë me mot të vranët dhe vende-vende me riga shiu.
“Moti i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 2 deri 4°C , temperaturat maksimale: 5-8°C, era fryn kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, njofton IHMK.























