09:37 / 10.12.2025
Prizren, Totaj merr detyrën, betohen anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal
Enis Tabak /RTK
Në Komunën e Prizrenit, pas raundit të dytë të zgjedhjeve të mbajtura më 9 nëntor, Shaqir Totaj u zgjodh kryetar komune. Sot, me anë të ceremonisë së betimit, Totaj mori zyrtarisht detyrën.
Gjatë ceremonisë u betuan edhe anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal, i cili ka gjithsej 41 ulëse. Në përbërjen e re janë 3 anëtarë turq, 3 boshnjakë dhe përfaqësues të subjekteve të tjera politike.
























