Idrizi betohet si kryetar i Vushtrrisë, premton transparencë dhe zhvillim
E.H|RTKlive
Sot në Vushtrri u zhvillua seanca inauguruese e Kuvendit Komunal, ku kryetari Ferit Idrizi dhe përbërja e re e asamblesë dhanë betimin.
Idrizi, në fjalën e tij pas betimit, paralajmëroi vazhdimin e projekteve zhvillimore për qytetin e Vushtrrisë dhe fshatrat e tij, modernizimin e administratës dhe forcimin e arsimit, shëndetësisë, infrastruktures dhe ekonomisë lokale.
Ai tha se mandati i ri do të fokusohet edhe në rend dhe ligj dhe rritje të efikasitetit të shërbimeve publike .
“Ky besim më obligon edhe më shumë që të punoj me përkushtim dhe transparencë, duke vazhduar të jem kryetar i të gjithë qytetarëve pa dallim. Detyra ime dhe e ekipit tim është të sigurojmë që çdo hap që ndërmarrim të jetë në shërbim të qytetarëve, me transparencë, efikasitet dhe vendime që përmirësojnë jetën e secilit.”
“Gjatë këtij mandati do të vazhdojmë me projekte zhvillimore në qytet dhe fshatra, me qëllim modernizimin e administratës, përforcimin e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe ekonomisë lokale. Po ashtu, do të punojmë për më shumë rend e ligj dhe për shërbime më të shpejta për qytetarët”, tha Idrizi.























