Ndalohen fishekzjarrët në hapësirat publike gjatë festave në Vushtrri
BKT
Foto arkiv
Kosovë

Ndalohen fishekzjarrët në hapësirat publike gjatë festave në Vushtrri

E.H|RTKlive

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike.

Urdhëresa vlen nga data 20.12.2025 deri më 03.01.2026, përjashtim bën data 31.12.2025 nga ora 23:00 deri në orën 00:30 të datës 01.01.2026.

“Personat që bien në kundërshtim me këtë urdhëresë do të ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në urdhëresen  e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.


MË SHUME NGA Kosovë