Komuna e Prishtinës bëhet me këndin e fëmijëve në dy objektet
BKT
Kosovë

Komuna e Prishtinës bëhet me këndin e fëmijëve në dy objektet

M.P. / RTKlive

Komuna e Prishtinës ka krijuar këndin e fëmijëve në dy objektet e institucionit.

“Është krijuar Këndi i Fëmijëve, një hapësirë e dedikuar për kujdestarët që i marrin fëmijët me vete gjatë kryerjes së shërbimeve për pajisje me dokumente, si në Komunën e Vjetër ashtu edhe në Komunën e Re”, ka shkruar i pari i Prishtinës, Përparim Rama në facebook.

Sipas Ramës, kjo nismë adreson drejtpërdrejt nevojat e përditshme të familjeve, duke e bërë procesin administrativ më të lehtë për prindërit dhe më të përshtatshëm për fëmijët.


MË SHUME NGA Kosovë