14:52 / 24.12.2025
Policia shpërndan dhurata për fëmijë në veri të Mitrovicës
Sh.G|RTKlive
Policia shpërndan dhurata për fëmijë në veri të Mitrovicës për të gjitha komunitetet Zyrtarët policor në veri të Mitrovicës kanë shpërndarë dhurata për fëmijë.
“Dhuratat janë shpërndarë për fëmijët e të gjitha komuniteteve pa dallim, të cilët janë takuar me zyrtarët policorë të cilët shërbejnë si policë të lagjes. Dhuratat janë shpërndarë në pjesë të ndryshme të qyteteve që përfshinë rajoni i Veriut”, njofton policia.
Sipas njoftimit, qëllimi i shpërndarjes së dhuratave nga ana e zyrtarëve policor është bërë që të u tregohet fëmijëve se Policia e Kosovës tregon kujdes për gëzimin dhe lumturinë e tyre përveç kujdesit për siguri.























