15:02 / 24.12.2025
Pas Mitrovicës, Policia shpërndan dhurata për fëmijët në rajon të Gjakovës
Sh.G|RTKlive
Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka realizuar aktivitetin “Fëmijë të festojmë së bashku 2026”, duke shpërndarë dhurata për fundvit.
“Aktiviteti u mbajt sot nga ora 12:00, ku pjesëtarë të Policisë shpërndanë dhurata për fëmijët në qendrat e qyteteve Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë. Atmosfera ishte festive dhe miqësore, me buzëqeshje dhe gëzim nga fëmijët, si dhe me mesazhe afërsie dhe solidariteti ndaj komunitetit”, njofton PK.
Sipas njoftimit të tyre, qytetarët e kanë mirëpritur këtë iniciativë, “ndërsa fëmijët u gëzuan veçanërisht nga dhuratat dhe prania e Policisë pranë tyre”.























