Fshatrat e Suharekës përballen me mungesë uji për shkak të rrymës
BKT
Foto ilustrim
Kosovë

Fshatrat e Suharekës përballen me mungesë uji për shkak të rrymës

Sh.Ç|RTKlive

Komuna e Suharekës po përballet me vështirësi në furnizimin me ujë për disa fshatra, për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të rrymës.

Njësia lokale e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se pompat e ujit nuk po funksionojnë normalisht, pasi tensioni i rrymës shpesh është i ulët ose mungon një fazë gjatë rikthimit të rrymës. Kjo ka bërë të pamundur furnizimin e vazhdueshëm me ujë për banorët.

Fshatrat më të prekur janë Reqan, Samadrexhë, Reshtan, Semetisht dhe Savrovë.

Përfaqësuesit e “Hidroregjioni Jugor” paralajmërojnë se situata mund të shkaktojë dëmtime teknike në pompa, duke e bërë furnizimin edhe më të paqëndrueshëm.


MË SHUME NGA Kosovë