Gashi i Prokurorisë në Gjakovë takon përfaqësues të ushtrisë turke
V.S|RTKlive
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi ka pritur në takim përfaqësues të ekipit të ushtrisë turke.
Bëhet e ditur se kryeprokurori i ka njoftuar ata për strukturën dhe funksionimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, duke përmendur sfidat dhe prioritetet e kësaj prokurorie, si dhe objektivat e ardhshme në përmbushjen e detyrave.
“Gjatë bisedës, përfaqësuesit shprehën interes të veçantë për sfidat me të cilat përballet prokuroria, sidomos në fushën e bashkëpunimit me institucionet e tjera të drejtësisë, transparencën dhe përmirësimin e qasjes së qytetarëve në shërbimet e prokurorisë”, thuhet në njoftim.
Tutje kanë bërë të ditur se mysafirët ushtarak kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, me qëllim të arritjes së mëtejshme të stabilitetit dhe sigurimit të paqes, si dhe për të kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit në rajon.























