Komuna e Prishtinës: Kujdes të shtuar gjatë reshjeve të shiut dhe borës!
BKT
Kosovë

Komuna e Prishtinës: Kujdes të shtuar gjatë reshjeve të shiut dhe borës!

RTKlive

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët e kryeqytetit për reshje shiu gjatë natës së sotme dhe ditës së nesërme, të cilat në disa lokacione mund të jenë më intensive.

Sipas komunës, gjatë orëve të natës reshjet pritet të shndërrohen në borë, fillimisht në zonat më të larta dhe më pas edhe në viset më të ulëta. Temperaturat do të bien nga -2°C deri në -4°C, ndërsa në zonat kodrinoro-malore (Gollak – Llap) deri në -6°C.

Komuna apelon për kujdes të veçantë gjatë qarkullimit rrugor për shkak të rrugëve të lagështa dhe ngricave të mundshme, si dhe për këmbësorët, sidomos në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit, veçanërisht në zonat më të larta dhe periferike të kryeqytetit.

"Ju ftojmë që të bashkëpunoni me institucionet e Kryeqytetit, të respektoni udhëzimet zyrtare dhe të raportoni çdo situatë që paraqet rrezik për sigurinë publike. Faleminderit për mirëkuptimin dhe kujdesin tuaj. Qëndroni të informuar dhe të sigurt", përfundon njoftimi. 


MË SHUME NGA Kosovë