Safet Kamberi zgjedhet Kryesues i Kuvendit të Mitrovicës
RTKlive
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se sonte u mbajt mbledhja urgjente e Kuvendit, ku pas procedurave të parashikuara, Safet Kamberi nga LDK-ja u zgjodh kryesues i Kuvendit me 18 vota.
Nën drejtimin e anëtarit më të moshuar të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, Naser Muja, dhe në prani të kryetarit, Faton Peci, si dhe asamblistëve, sonte është mbajtur mbledhja urgjente e Kuvendit të Komunës.
Sipas njoftimit, në këtë mbledhje janë shqyrtuar dy pika të rendit të ditës: betimi i anëtarit të ri të Kuvendit, Arian Tahiri, dhe zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës.
"Kryesuesi i sapozgjedhur, z.Kamberi, falënderoi asamblistët për besimin e dhënë dhe u zotua se do të angazhohet “për ruajtjen e frymës demokratike të punës dhe bashkëpunim të hapur me të gjithë këshilltarët e Kuvendit të Komunës”, theksohet në njoftim.























