KRU `Mitrvovica` paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona
BKT
Kosovë

KRU `Mitrvovica` paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona

RTKLive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Mitrovica’ njofton për intervenimet që po kryhen në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit dhe për pasojë në disa pjesë mund të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Sipas njoftimit, uji mund të ndërpritet përkohësisht në zonat e përfshira.

Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të kryhen në këto rrugë:

Rr. “Sali Çeku”, Rr. “Artim Jashari”, Rr. “Bashkimi Kombëtarë”, Rr. “Mustaf Shyti”, Rr. “Adem Voca”, Rr. “Sitnica”, Lagjja “2 Korriku”

Ndërsa në rrjetin e kanalizimit:

Rr. “Faruk Spahia”,  Rr. “Rifat Tahiri”, Fshati Frashër i Madh, Fshati Frashër i Vogël.


MË SHUME NGA Kosovë