17:46 / 12.01.2026
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu
K. K. / RTKlive
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së Ali Sadriut.
Ali Sadriu kishte shërbyer si ministër i Ekonomisë dhe Financave dhe deputet i Kuvendit në disa legjislatura.
Kontributi dhe angazhimi i tij do të kujtohet dhe vlerësohet gjithmonë.
























