Kryeqyteti fillon vlerësimin e dëmeve nga vershimet
BKT
Kosovë

Kryeqyteti fillon vlerësimin e dëmeve nga vershimet

Valbona Thaçi / RTKLive

Pas vërshimeve të fundit, Kryeqyteti ka filluar vlerësimin e dëmeve.

Komuna e Prishtinës njofton se Komisioni është në punë për evidentimin e dëmeve në bujqësi, ekonomi familjare dhe biznese, ndërsa raporti do t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës për dëmshpërblim dhe se kërkesat pranohen në objektin e vjetër të Komunës.

“Kryeqyteti është pranë qytetarëve për të trajtuar çdo rast me profesionalizëm dhe paanshmëri”, thuhet nga Komuna.


MË SHUME NGA Kosovë