Prishtinë, shqiptohen 344 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik
BKT
Foto arkiv| RTKlive
Kosovë

Prishtinë, shqiptohen 344 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik

Valbona Thaçi / RTKLive

Njësia e Trafikut të Kryeqytetit njofton se gjatë ditës së djeshme ka realizuar një sërë aktivitetesh operative në kuadër të rritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor.

Si rezultat i këtyre aktiviteteve, janë shqiptuar gjithsej 344 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik, përfshirë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, parkimet e parregullta, mosrespektimin e sinjalizimit rrugor dhe shkelje të tjera të rregullave të komunikacionit.

Njësia e Trafikut të Kryeqytetit njofton se këto aktivitete do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, përmes patrullimeve të shtuara në të gjitha zonat e Kryeqytetit, si dhe përmes vëzhgimit të vazhdueshëm nga kamerat e sigurisë së qytetit.

Qëllimi i këtyre masave është rritja e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimi i aksidenteve rrugore. Ftojmë të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojnë në krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë.


MË SHUME NGA Kosovë