Rama: Bashkëpunimi me Francën, partneritet i rëndësishëm për Kosovën
BKT
Kosovë

Rama: Bashkëpunimi me Francën, partneritet i rëndësishëm për Kosovën

Kimete Kasumi/ RTKlive

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guerot, me të cilin diskutuan për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë arsimin, kulturën dhe zhvillimin e qytetit.

Rama ka theksuar se partneritetet e qëndrueshme ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe hapin mundësi të reja për qytetarët e kryeqytetit.

“Bashkëpunimi me Francën mbetet një partneritet i rëndësishëm për kryeqytetin dhe Kosovën”, ka shkruar ai në “Facebook”.


MË SHUME NGA Kosovë