13:31 / 23.01.2026
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Menduh Brava
Kimete Kasumi/ RTKlive
Organizatë e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar për vdekjen e Menduh Brava, veteran i luftës, ish-zëvendëskomandant i Batalionit në Brigadën 164 “Gafurr Loku”, ish-kryetar i Degës së OVL UÇK në Han të Elezit dhe anëtar i Kryesisë Qendrore.
OVL UÇK i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve të tij.























