KFOR-i konferencë me studentët nga Venediku dhe Universiteti i Prizrenit
BKT
Kosovë

KFOR-i konferencë me studentët nga Venediku dhe Universiteti i Prizrenit

Kimete Kasumi/ RTKlive

Komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it ka mbajtur një konferencë në Kampin Villaggio Italia për studentët nga Kampusi EMA i Venedikut dhe përfaqësuesit e Universitetit të Prizrenit.

Në njoftimin e KFOR-it bëhet e ditur se në këtë takim u theksua roli i Komandës Rajonale Perëndimore të këtij misioni në mbështetjen e stabilitetit dhe sigurisë në të gjithë zonën e saj të përgjegjësisë.

“Konferenca ofroi një mundësi për të shpjeguar se si aktivitetet e përditshme të KFOR-it në terren kontribuojnë në zbatimin e mandatit, duke nxitur dialogun, transparencën dhe bashkëpunimin me njerëzit vendas. Studentë nga vende të ndryshme u angazhuan aktivisht në diskutim, duke shprehur interes të fortë për misionin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në njoftim të KFOR-it në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë