Përkujtohet martiri Gazmend Ibrahimi në Lagjen e Boshnjakëve
BKT
Kosovë

Përkujtohet martiri Gazmend Ibrahimi në Lagjen e Boshnjakëve

Kimete Kasumi/ RTKlive

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, bënë homazhe pranë pllakës përkujtimore në Lagjen e Boshnjakëve, në nderim të martirit Gazmend Ibrahimi, i cili u vra mizorisht nga bandat kriminale të Serbisë.

Pjesë e homazheve ishin edhe nënkryetari i Komunës, Enis Osmani, deputetë të Kuvendit të Kosovës, drejtor të drejtorive komunale, si dhe familjarë e qytetarë të tjerë.

Kryetari Faton Peci tha se Gazmend Ibrahimi është simbol i sakrificës dhe i qëndresës së shqiptarëve të veriut dhe se kujtimi për të na obligon të kërkojmë drejtësi, thuhet në njoftimin e komunës.

“Gazmendi ishte me vëllanë e tij, Armendin, i cili i mbijetoi sulmit, por sot jeton me 17 plagë. Sistemi ndërkombëtar dhe ai vendor nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e këtij krimi”, theksoi Peci.


MË SHUME NGA Kosovë