Mehaj kujton të rënët e Betejës së Rogovës së Hasit
BKT
Kosovë

Mehaj kujton të rënët e Betejës së Rogovës së Hasit

Valbona Thaçi /RTKlive

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar 27-vjetorin e Betejës së Rogovës së Hasit.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gëzim Ademaj, duke theksuar se sakrifica e tij dhe e bashkëluftëtarëve mbetet e përjetshme në historinë e lirisë së Kosovës.

“Në shënimin e 27-vjetorit të rënies heroike të Gëzim Ademajt, sot kujtojmë dhe nderojmë atë dhe bashkëluftëtarët e tij, të cilët 27 vjet më parë ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë, duke u bërë pjesë e përjetshme e historisë sonë të lirisë”, ka thënë Mehaj.

Ai ka vlerësuar lart kontributin e Gëzim Ademajt, nga Ratishi i Deçanit, duke theksuar se ai ishte një nga luftëtarët e përkushtuar të UÇK-së që dha jetën për lirinë dhe dinjitetin e atdheut.

“Në mesin e shumë luftëtarëve të devotshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte edhe Gëzim Ademaj, i cili me guxim, përkushtim dhe sakrificë dha jetën për lirinë dhe dinjitetin e atdheut”, ka thënë Mehaj.

Sipas tij, rënia e dëshmorit Ademaj mbetet dëshmi e idealeve të pastra për të cilat u zhvillua lufta çlirimtare dhe shërben si frymëzim i përhershëm për brezat e rinj.

“Rënia e tij është dëshmi e idealeve të pastra për të cilat u ngrit lufta çlirimtare dhe frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë, që liria të ruhet dhe të nderohet me përgjegjësi”, ka shkruar Mehaj në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë