‘Liria ka Emër’ merr mbështetje në Podujevë për marshin e 17 shkurtit
BKT
Kosovë

‘Liria ka Emër’ merr mbështetje në Podujevë për marshin e 17 shkurtit

Valbona Thaçi / RTKLive

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë vizituar sot komunën e Podujevës, me ç’rast janë pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.

"Faleminderit Kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, për pritjen dhe mbështetjen e dhënë Marshit “Drejtësi, jo politikë”. Mbështetja nga Podujeva forcon një front qytetar, gjithëpërfshirës, pa dallime, në kërkesën për drejtësi të paanshme dhe respekt për dinjitetin e luftës çlirimtare. Më 17 shkurt, në Prishtinë, marshojmë bashkë. Drejtësi, jo politikë!", thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë