78 raste të trajtuara në një javë nga ZMNV
BKT
Kosovë

78 raste të trajtuara në një javë nga ZMNV

Sh.Çoçaj|RTKlive

Gjatë një periudhe njëjavore pune, mbrojtësit e viktimave në kuadër të Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, në nivel të Kosovës, kanë trajtuar gjithsej 78 raste të reja të paraqitura.

Sipas të dhënave zyrtare, pjesa më e madhe e rasteve kanë të bëjnë me dhunën në familje, me gjithsej 68 raste, ndërsa janë evidentuar edhe raste të tjera të veprave penale, përfshirë trafikimin, dhunën seksuale dhe vepra të rënda penale.

Struktura e rasteve të trajtuara:

68 raste – dhunë në familje

1 rast – trafikim i mundshëm

1 rast – trafikim

2 raste – dhunim

2 raste – sulm seksual

1 rast – vrasje e rëndë

1 rast – intoksikim i personit tjetër me narkotikë

1 rast – shkelje e detyrimeve familjare

1 rast – bashkëjetesë nën moshën 16-vjeçare

Në kuadër të masave mbrojtëse dhe procedurave ligjore, janë ndërmarrë veprime të shumta në bashkëpunim me gjykatat, prokuroritë dhe institucionet përkatëse.

Masat dhe procedurat e realizuara:

8 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje (UM) të parashtruara në gjykatë

17 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente (UME)

2 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje të Përkohshëm Emergjent

1 kërkesë për vazhdim të UM-së

1 kërkesë për ndryshim të UM-së

2 kërkesa për ndërprerje të UM-së

21 aktvendime të aprovuara

4 aktvendime të tërhequra

Gjatë kësaj periudhe janë mbajtur gjithsej 82 seanca gjyqësore dhe 13 seanca në prokurori, ndërsa viktimave u janë ofruar 86 këshilla juridike.

Po ashtu, janë evidentuar:

17 aktgjykime dënuese

1 aktgjykim lirues

1 aktgjykim refuzues

7 përpilime të parashtresave të ndryshme

5 përfaqësime të rasteve në polici

2 referime të rasteve në polici

1 përfaqësim i rastit në strehimore

1 kërkesë për kompensim nga Fondi për Viktimat e Krimit

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave vazhdon angazhimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të viktimave dhe ofrimin e ndihmës juridike dhe institucionale në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet përkatëse.


MË SHUME NGA Kosovë