Dy vajza të zhdukura në Novobërdë, raportohen nga babai i tyre
BKT
Foto ilustruese: iStock
Kosovë

Dy vajza të zhdukura në Novobërdë, raportohen nga babai i tyre

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Dy vajza janë raportuar të zhdukura në Novobërdë, nga babai i tyre. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ato janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe hetimet janë duke u zhvilluar.

"PERSON I ZHDUKUR - Novobërdë 28/30.01.2026-01:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy vajzat e tij viktimat femra kosovare janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime", thuhet në njoftim.

 


MË SHUME NGA Kosovë