Policia e Kosovës apelon shoferët për kujdes gjatë ngasjes në shi
BKT
Kosovë

Policia e Kosovës apelon shoferët për kujdes gjatë ngasjes në shi

Medina Pasoma / RTKlive

Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes gjatë ngasjes së automjeteve gjatë reshjeve të shiut.

“Shoferët luten të: përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, mbajnë distancën e nevojshme mes mjeteve, ngadalësojnë lëvizjen në rrugë të lagështa nga reshjet e shiut, ku mund të ketë rrëshqitje”, thuhet në apelin e PK-së.

Sot është paralajmëruar që do të jetë mot i vranët me shi, teksa temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 1 deri në 3 gradë Celsius.


MË SHUME NGA Kosovë