Ndërprerje e ujit në disa zona në Podujevë
BKT
Kosovë

Ndërprerje e ujit në disa zona në Podujevë

Naser Mekolli /RTKlive

Kompania e Ujësjellësit Rajonal "Prishtina" ka njoftuar se për shkak të një rrjedhjeje në një gyp të ujësjellësit në qytetin e Podujevës, do të ketë ndërprerje të ujit.

Theksohet se ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm do të ketë në rrugët “Skënderbeu” e “28 Nëntori” si dhe Rrugën e Xhamisë.

Ujësjellësi bën të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të sanimit të rrjedhjes.


MË SHUME NGA Kosovë