12:11 / 09.02.2026
Territori i Kosovës mbrëmë është goditur nga një tërmet
Valbona Thaçi / RTKLive
Ministria e Ekonomisë duke u bazuar në matjet e Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, ka konfirmuar se mbrëmë, më 08.02.2026, në orën 22:09 sipas kohës lokale, territori i Kosovës është goditur nga një tërmet me magnitudë 3 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit.
"Thellësia hipoqendrore ishte 5 km ndërsa epiqendra e këtij tërmeti ishte 18 km lindje të Prizrenit dhe 15 km në veri-perëndim të komunës së Tearcës në Maqedoninë e Veriut. Nuk është raportuar për dëme materiale apo të lënduar", thuhet në njoftim.























