Policia dje në Prishtinë konfiskoi 35 patentë shoferë
BKT
Kosovë

Policia dje në Prishtinë konfiskoi 35 patentë shoferë

Kimete Kasumi/ RTKlive

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar 220 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik, prej të cilave 50 janë evidentuar përmes veturave me pajisje inteligjente.

Gjatë këtyre veprimeve, 35 shoferëve u është sekuestruar patentë-shoferi, ndërsa gjobat do t’u dërgohen kundërvajtësve përmes postës.

"Nga ky numër, 50 gjoba janë identifikuar përmes veturave me pajisje inteligjente, të cilat kanë evidentuar kundërvajtje si drejtimi i automjetit me regjistrim të skaduar dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar. Në kuadër të këtyre veprimeve, 35 shoferëve u është sekuestruar patentë-shoferi, ndërsa gjobat e shqiptuara kundërvajtësit do t’i pranojnë përmes postës", theksohet në komunikatën e Policisë.

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t'i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.

 


MË SHUME NGA Kosovë