Shpërndahen 300 pako ushqimore për familjet në nevojë në Prishtinë
BKT
Kosovë

Shpërndahen 300 pako ushqimore për familjet në nevojë në Prishtinë

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelinë Sahiti, ka njoftuar se në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit janë shpërndarë 300 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kryeqytet.

“Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, shpërndamë 300 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kryeqytetin Prishtinë”, ka deklaruar Sahiti.

Ajo bëri të ditur se ky donacion është realizuar nga Shoqata Humanitare “Bereqeti”, në bashkëpunim me Mbretërinë e Arabisë Saudite.

“Si Kryeqytet, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për Bashkësinë Islame të Kosovës, Shoqatën ‘Bereqeti’ dhe të gjithë partnerët që vazhdimisht qëndrojnë pranë qytetarëve në nevojë”, ka theksuar Sahiti.

"Solidariteti dhe bashkëpunimi janë forca jonë më e madhe", ka shtuar ajo. 


MË SHUME NGA Kosovë