‘Trafiku Urban’ anulon grevën, do të vazhdojnë me transport publik
Medina Pasoma / RTKlive
Ndërmarrja publike “Trafiku Urban” ka vendosur që të vazhdojë punën duke ofruar transportin publik në Prishtinë, pavarësisht paralajmërimit të mëparshëm se nga nesër do të hyjnë në grevë.
“Lidhur me kërkesat konkrete të paraqitura, përfaqësuesit e sindikatës dhe menaxhmenti janë dakorduar që diskutimet e detajuara për mundësitë e realizimit të tyre të zhvillohen gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Menaxhmenti i N.P.K. “Trafiku Urban” SH.A. mbetet i hapur për dialog social të vazhdueshëm dhe bashkëpunim të ndërsjellë me përfaqësuesit sindikalë, me qëllim adresimin e drejtë dhe transparent për të gjitha çështjet që lidhen me të drejtat dhe mirëqenien e punëtorëve, si dhe me stabilitetin afatgjatë të ndërmarrjes”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.
Sipas këtij reagimi, ata kanë premtuar se do të punojnë drejt përmirësimint të kushteve të punës dhe ngritjen e pagave për punonjësit e tyre.























