Bllokohet përkohësisht rruga në drejtim të fshatit Frashër në Mitrovicë
BKT
Kosovë

Bllokohet përkohësisht rruga në drejtim të fshatit Frashër në Mitrovicë

Naser Mekolli /RTKlive

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar për bllokim të përkohshëm të një segmenti rrugor, në kuadër të realizimit të projektit “Rehabilitimi i rrugës hekurudhore Linja 10, Pjesa Jugore (Fushë Kosovë – Mitrovicë)”.

Sipas njoftimit nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, rruga që shpie në drejtim të fshatit Frashër (te hekurudha) do të jetë e bllokuar për qarkullim nga data 13 shkurt 2026, ora 08:00, deri më 15 shkurt 2026, ora 24:00.

Autoritetet komunale kanë lutur qytetarët dhe shfrytëzuesit e kësaj rruge për mirëkuptim, duke kërkuar që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për qarkullim.


MË SHUME NGA Kosovë