14 komisionerë të arrestuar në Gjilan për falsifikim rezultatesh zgjedhore
BKT
Kosovë

14 komisionerë të arrestuar në Gjilan për falsifikim rezultatesh zgjedhore

Emine Hoti/RTKlive

 Në lidhje me procesin e numërimit dhe regjistrimit të rezultateve zgjedhore në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Gjilan, për periudhën 29–30 dhjetor 2025 dhe 01–02 janar 2026, autoritetet kanë ndërmarrë veprime hetimore ndaj disa personave të dyshuar.

Siç ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh, ata kanë qenë kryesues dhe anëtarë të komisioneve numëruese në QKN-Gjilan.

Sipas Policië, ata dyshohen se gjatë procesit të numërimit dhe regjistrimit të rezultateve zgjedhore kanë falsifikuar rezultatet.

"Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt", thuhet në njoftim, 


MË SHUME NGA Kosovë