Rritje e nivelit të ujit në lumenjtë Lepenc, Nerodime dhe Moravë e Binçës
BKT
Foto| IHMK në facebook
Kosovë

Rritje e nivelit të ujit në lumenjtë Lepenc, Nerodime dhe Moravë e Binçës

Emine Hoti/RTKlive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për ngritjen e niveleve të lumenjve në disa rajone të Kosovës, si pasojë e reshjeve të mëdha që kanë vazhduar gjatë gjithë natës. Situata aktuale tregon se disa lumenj, si Lepenci dhe Morava e Binçës, janë në ngritje dhe mund të shkaktojnë vërshime lokale.

Sipas IHMK,  në datën 14 shkurt 2026, reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar ngritjen e niveleve të lumenjve në disa pjesë të Kosovës, duke krijuar mundësi për përmbytje. “Aktualisht lumi Lepencit në vendëmatjen hidrometeike në Hani të Elezit është në ngrithe (2.93 m). Po ashtu edhe lumi Morava e Binçës në vendëmatjen hidrometrike në Viti, është në ngritje (1.33m). Edhe lumi Nerodimes në Kaçanik, është në ngritje (15.02.2026 08h .0.82 m”, thuhet në njoftim

Sasia e reshjeve në Brezovicë ka regjistruar 24.8 mm dhe  në Han të Elezit me 36.8 mm reshje.

Tutje IHMK thotë se se lumenjtë tjerë të vendit janë në rrjedha të tyre normale dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për vërshime dhe përmbytje.


MË SHUME NGA Kosovë