Vështirësohet trafiku në magjistralen Prishtinë-Shkup për shkak të reshjeve
BKT
Kosovë

Vështirësohet trafiku në magjistralen Prishtinë-Shkup për shkak të reshjeve

RTK

Për shkak të reshjeve të shumta të shiut, në fshatin Çakllavicë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve në dy korsitë e rrugës Prishtinë - Shkup.

Sot janë vërejtur kolona të gjata automjetesh, ndërsa paralajmërohën shoferët për kujdes dhe pritje të mundshme në këtë pjesë të magjistrales.

Instituti Hidrometeorologjik, sot, ka njoftuar se reshjet e pandërprera gjatë tërë natës, kanë ndikuar në ngritjen e niveleve në disa lumenj, konkretisht në Pellgun e Lepencit dhe të Moravës së Binçës. Kjo situatë, sipas Institutit, mund të shkaktojë vërshime lokale.


MË SHUME NGA Kosovë