Mot i ndryshueshëm gjatë javës, reshje shiu dhe bore në disa zona
BKT
Kosovë

Mot i ndryshueshëm gjatë javës, reshje shiu dhe bore në disa zona

RTKlive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për këtë javë, duke paralajmëruar mot të ndryshueshëm me vranësira, intervale me diell si dhe reshje shiu e bore në disa zona të vendit.

Sipas parashikimit, gjatë kësaj jave në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira të shpeshta, intervale të herëpashershme me diell, si dhe reshje shiu e bore, kryesisht në ditët e para të javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë.

E hënë

Moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0°C, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 9°C.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1–4 m/s.

E martë

Parashihet mot i vranët me reshje shiu dhe bore.
Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në 1°C, ndërsa maksimalet nga 2 deri në 4°C.
Era nga verilindja me shpejtësi 1–7 m/s.

E mërkurë

Mot i vranët, me intervale të herëpashershme me diell.
Temperaturat minimale: -1 deri 1°C
Temperaturat maksimale: 5 deri në 8°C
Era kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–5 m/s.

E enjte

Moti do të jetë kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -2°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 7 deri në 10°C.
Era nga verilindja me shpejtësi 1–7 m/s.

E premte

Parashihet mot i vranët me reshje shiu.
Temperaturat minimale do të jenë nga -2 deri në 0°C, ndërsa maksimalet nga 5 deri në 8°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi 1–6 m/s.

Institucionet kompetente u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe në zonat malore, për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të mundshme të borës.


MË SHUME NGA Kosovë