Kryetari i LDK-së: Ramazani të sjellë paqe, shëndet dhe begati
BKT
Kosovë

Kryetari i LDK-së: Ramazani të sjellë paqe, shëndet dhe begati

Shkelzen Çoçaj|RTKlive

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit. Ai ka theksuar se ky muaj është kohë e pastrimit të shpirtit, përulësisë para Zotit dhe rikthimit tek vlerat më të larta njerëzore.

“Qoftë ky muaj i mbushur me paqe në zemër, shëndet në familje dhe begati në çdo shtëpi. Muaji i Ramazanit është kohë e durimit, faljes dhe mëshirës hyjnore; muaji në të cilin njeriu e forcon lidhjen me Krijuesin përmes agjërimit, lutjes dhe bamirësisë” shkruan Abdixhiku në Facebook.

Ai ka bërë thirrje që drita e besimit të udhëheqë drejt paqes së brendshme, dashurisë për njëri-tjetrin dhe solidaritetit me ata që kanë nevojë, duke theksuar se forca e shoqërisë buron nga mirësia, ndarja dhe përgjegjësia për të mirën e përbashkët.


MË SHUME NGA Kosovë