Ngjarjet kryesore në Kosovë për sot
BKT
Kosovë

Ngjarjet kryesore në Kosovë për sot

RTKlive

Sot, në Kuvendi i Kosovës, një sërë komisionesh parlamentare do të mbajnë mbledhje, ku në fokus kryesor është shqyrtimi i Projektligjit Nr.10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. Ndërkohë, në Gjykata Themelore pritet shpallja e aktgjykimit për rastin e Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e një shtetaseje argjentinase në Fushë Kosovë.

Po ashtu, gjatë ditës do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi mes Komuna e Fushë Kosovës dhe KEK, ndërsa Instituti i Kosovës për Drejtësi do t’i drejtohet Kuvendit me kërkesë për inicimin e një debati parlamentar lidhur me zbatimin e legjislacionit për pensionet.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton buxhetin e ZKA-së, i ndarë në Projektligjin Nr.10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. (Kuvendi i Kosovës, Salla N-10, ora 09:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 09:00)

Shpallja e aktgjykimit për Endrit Nika, i cili akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë Kosovë. (Gjykata Themelore, Prishtinë, ora 09:30)

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Fushë Kosovës dhe KEK-ut. (Komuna Fushe Kosovë, ora 10:00) (KEMI ME PERCJELL)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), dorëzon zyrtarisht kërkesën drejtuar Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kryetarëve të Grupeve Parlamentare, për inicimin e debatit parlamentar lidhur me moszbatimin e legjislacionit pozitiv për realizimin e të drejtës në pensionin e moshës, krahas pensionit dhe beneficioneve të përcaktuara me ligjin për kategoritë e dala nga lufta. ((Para Kuvendit të Kosovës, Hyrja nga Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 11:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 11:00)

Komisioni për Kulturë, Turizëm dhe Sport mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:30)

Komisioni për Shëndetësi mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:30)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim mban mbkedhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 11:30)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 13:00.


MË SHUME NGA Kosovë