13:29 / 19.02.2026
Peci pret ambasadorin e Luksemburgut, diskutojnë thellimin e partneritetit
Kimete Kasumi/ RTKlive
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci sot priti në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Sipas njoftimit të komunës, takimi u zhvillua në frymë konstruktive, ku bashkëbiseduan për realizimin e ideve konkrete dhe mundësitë e thellimit të partneritetit mes institucioneve.
Peci theksoi se Luksemburgu është në mesin e shteteve që në vazhdimësi kanë mbështetur Kosovën në fusha të ndryshme që nga paslufta.























