Shkolla `Ismail Qemali` në Prishtinë nuk ndryshon orarin për Ramazan
BKT
Kosovë

Shkolla `Ismail Qemali` në Prishtinë nuk ndryshon orarin për Ramazan

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Shkolla “Ismail Qemali” ka bërë të ditur se për arsye të brendshme organizative, nuk ka mundësi praktike të ndryshojë orarin e mësimit gjatë muajit të Ramazanit.

Në një njoftim të shkollës thuhet se drejtoria është në kontakt të vazhdueshëm me Këshillin Drejtues të Shkollës lidhur me këtë çështje.

“Shkolla "Ismail Qemali" në Prishtinë, për arsye të brendshme organizative të cilat janë analizuar nga drejtoria, nuk ka mundësi praktike për ndryshimin e orarit në këtë periudhë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me KDSh-në e shkollës lidhur me këtë çështje”, thuhet në njoftim. 

Ky vendim vjen pavarësisht se Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës kishte vendosur që gjatë Ramazanit mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet mesndërrimi dhe të reduktohen pushimet e gjata, me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00.


MË SHUME NGA Kosovë