Prizreni hap skemë të re grantesh për gratë dhe të rinjtë
BKT
Kosovë

Prizreni hap skemë të re grantesh për gratë dhe të rinjtë

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se edhe këtë vit do të hapet një skemë e re grantesh për gratë dhe të rinjtë që duan të nisin rrugëtimin e tyre në biznes.

Sipas njoftimit, qëllimi i kësaj skeme është mbështetja e ideve të reja, guximit dhe kreativitetit, duke krijuar më shumë mundësi punësimi dhe zhvillim të qëndrueshëm në komunitet.

Kësaj nisme i bashkohet edhe projekti për Inteligjencë Artificiale, si hap drejt përgatitjes për të ardhmen. Synohet fuqizimi i kapaciteteve lokale, rritja e prodhimit dhe përpunimit, si dhe ndërtimi i një kulture inovacioni që i jep hov zhvillimit ekonomik lokal.

Përmes bashkëpunimit me Agjencia për Zhvillim Rajonal – Jug, Komuna e Prizrenit po krijon hapësirë për projekte konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies dhe forcimin e potencialit zhvillimor.

Të gjithë të interesuarit ftohen të aplikojnë në thirrjen që do të hapet së shpejti. 


MË SHUME NGA Kosovë