Moti sot kryesisht i vranët me reshje shiu
BKT
Kosovë

Moti sot kryesisht i vranët me reshje shiu

RTKlive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot pritet mot kryesisht i vranët me reshje shiu në gjithë territorin e Kosovës.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -2°C në Dragash deri në 0°C në Istog, Junik, Gjakovë dhe Malishevë, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 5°C në Dragash deri në 8°C në Istog, Junik dhe Gjakovë.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–6 m/s.

Temperaturat për qytetet kryesore është si vijon: Mitrovicë - minimale -1°C, maksimale 6°C; Podujevë - minimale -1°C, maksimale 6°C; Istog - minimale 0°C, maksimale 8°C; Pejë - minimale -1°C, maksimale 7°C; Junik - minimale 0°C, maksimale 8°C; Gjakovë - minimale 0°C, maksimale 8°C; Malishevë - minimale 0°C, maksimale 7°C; Prishtinë - minimale -1°C, maksimale 7°C; Ferizaj - minimale -1°C, maksimale 6°C; Kamenicë - minimale -1°C, maksimale 6°C; Gjilan - minimale -1°C, maksimale 6°C; Prizren - minimale 0°C, maksimale 8°C; Dragash - minimale -2°C, maksimale 5°C.


MË SHUME NGA Kosovë