Prebreza mirëpret themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale
BKT
Kosovë

Prebreza mirëpret themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale

Kimete Kasumi/ RTKlive

Sot, në mbledhjen e Qeverisë, u miratua kërkesa e Komunës së Fushë-Kosova për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Fushë-Kosova”. Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza është shprehur se ky është një kapitull i ri për qytetin, duke theksuar rëndësinë e kësaj ndërmarrjeje për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Përmes një videoje, ai prezantoi veprimtaritë që do të mbulojë kjo ndërmarrje, si: mirëmbajtja e ndriçimit publik, mirëmbajtja e trotuareve, mirëmbajtja e hapësirave publike, mirëmbajtja e objekteve banesore, mirëmbajtja e objekteve publike, përfshirë ndërtesën e komunës dhe objektet arsimore.


MË SHUME NGA Kosovë