Me veturën plotë mish, arrestohet qytetari i Klinës
BKT
Kosovë

Me veturën plotë mish, arrestohet qytetari i Klinës

M.Shefkiu/RTKLive

Një patrullë e Policisë së Kosovës, më 22 shkurt 2026, rreth orës 23:55 ka ndaluar një veturë gjatë një kontrolli rutinor në rrugën Sadik Rama në Klinë. Gjatë kontrollit, në automjet është gjetur një sasi mishi i freskët, i cili po transportohej pa dokumente përcjellëse dhe në kushte që nuk janë në përputhje me ligjin.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kompetent dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kosovë