13:21 / 24.02.2026
Komuna e Obiliqit nderon heroin e kombit Fahri Fazliu
Kimete Kasumi/ RTKlive
Me rastin e ditëlindjes së heroit të kombit Fahri Fazliu, kryetari i komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me stafin dhe zyrtarë të komunës, sot kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore e tij.
“Në shenjë nderimi dhe respekti të thellë u përkujtua jeta dhe veprimtaria e Fazliut, i cili ia kushtoi jetën çështjes kombëtare dhe shërbimit ndaj atdheut”, ka njoftuar komuna e Obiliqit.
Kryetari Thaçi theksoi se figura e heronjve të kombit mbetet frymëzim i përhershëm për brezat e rinj dhe se ruajtja e kujtimit të tyre është detyrim moral dhe institucional.























