Gjakovë, hedhja e mbeturinave pasqyron gjendje alarmante të lumenjve
BKT
Kosovë

Gjakovë, hedhja e mbeturinave pasqyron gjendje alarmante të lumenjve

Islam Haxhiu / RTK

Pamje të pakëndshme pasqyrojnë gjendjen alarmante të shtretërve të lumenjve në komunën e Gjakovës. Pos Erenikut, Drinit të Bardhë dhe Krenës, që formojnë rrjetin kyc hidrografik të zonës, lumi Trava, është pjesë e pasurisë ujore, i cili i përshkon dhjetëra fshatra të Lugut të Çarragojës.

Banorët e kësaj ane kujtojnë që dikur ky ujë ka qënë thuajse I pijshëm ndërkohë që, përballja me ndryshim të shtratit dhe degradimet pas lufte, duke pësuar grryerje nga marrja e zhavorrit, e ka sjell në gjendje të shëmtuar.

 “Përpara nëpër këtë lum jemi la e kemi pi ujë, nëpër këtë Trravë tash me ba me u la bëhesh pis prej bërllogut, prej kanalizimeve e gjithçka duke hudhur nëpër to”, tha Beqir Delija,

 “Sa herë po kemi vërshime mbushën prrojet mbushën livadhet, gjithmonë po kemi problem. Edhe ujërat e zeza po na sjellin kur po ulet niveli i ujit s’mundemi me ndejt as në fushë prej kundërmimit. Unë këtu i kam livadhet për kullosë krejt janë të mbushura me mbeturina, plastika me të gjitha gjanat e duhet me nis me pastru po e pastron sot mirëpo si të bahen vërshimet e mbush prapë”, thotë Besim Asllani.

Pushteti lokal, tash më ka filluar hapa konkret në mbrojtje të lumenjve të zonës, duke filluar pastrimi e deri tek gjobat për ndotësit e ambientit.

Ervin Shabani, drejtor i Drejtorisë për inspektime tha se “është një situatë tepër alarmante edhe ka aq shumë lumenj të ndotur sa që nuk mundemi t’i pastrojmë për një kohë shumë të shpejtë”.

“Por jemi duke fillu por paraprakisht kemi marr masa që ta ndalojmë këtë dukuri, normalisht t’i ndëshkojmë ata njerëz që hudhin mbeturina në mënyrë të jashtëligjshme. Deri më tash kemi arritur t’i bëjmë disa gjoba, kemi arritur disa persona e biznese me i identifiku. Kemi arritë deri diku me e ndalë këtë dukuri mirëpo kemi me vazhdu me punu non-stop”, shtoi ai.

Ndërkohë, kompania për grumbullimin e mbeturinave Çabrati, nënvizojnë se pavarësisht se disa herë kanë bërë pastrimin e shtretërev të lumenjëve, hedhja e mbeturinave nuk ndalet dhe gjendja në teren vazhdojn të jetë alarmante.


MË SHUME NGA Kosovë